Botë

Tre karabinierë humbin jetën, ndërsa dhjetë ushtarë lëndohen gjatë shpërthimit në Veronë të Italisë

Tre karabinierë dhe të paktën dhjetë ushtarë dhe policë u lënduan në një shpërthim që ndodhi gjatë operacionit të djeshëm policor në fshatin Kastel D’Akano, në provincën italiane të Veronës.

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi ndodhi gjatë evakuimit të një shtëpie dykatëshe, në të cilën po qëndronin tre persona. Pas shpërthimit, shtëpia është shembur duke lënë të ngujuar anëtarët e forcave të sigurisë.

Midis të lënduarve është një grua e cila besohet se ka shkaktuar shpërthimin.

Motivet e shpërthimit janë ende të panjohura.

Related Articles

Back to top button