
Protestë me moton “Liria ka emër” në shenjë të përkrahjes ndaj ish liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve u gjykohet në Tribunalin e Hagës për, siç thuhet “krime lufte”, do të mbahet në Tiranë më 17 tetor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama protestën e paralajmëroi në Fejsbuk, me këtë rast duke cekur se të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare, mijëra zemra do të bashkohen në këët tubim.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje: LIRIA KA EMËR. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare – mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar Rama në Fejsbuk.
Ai publikoi fotografi ku shkruan “JAM UÇK, protestë gjithëkombëtare në Tiranë”.
Paraprakisht protestë u organizua edhe në Hagë dhe Prishtinë.