
Presidenti amerilkan, nënshkroi dekret ekzekutiv për planin për shitjen e punës amerikane me Tik Tok investitorëve amerikanë dhe global[, në pajtim me ligjin e vitit 2024, sipas të cilit do të ndalohet nëse nuk e shesin pronarët e saj kinez.
Sipas dekretit, TikTok do të jetë në shumëpronësi dhe nën kontroll të subjekteve amerikane.
Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, marrëveshje përfshin ndjekje intensive të softuerit, algortimet dhe rrjedhën e të dhënave.
Kompania kineze ByteDance dhe degët e saj do të zotërojnë më pak se 20 për qind të sipërmarrjes së re të përbashkët, e cila do të menaxhohet nga një bord i ri drejtorësh, në përputhje me rregullat që “mbrojnë në mënyrë adekuate të dhënat amerikane dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në dekret.
Zëvendëspresidenti Xhej Di Vens tha se kompania e re amerikane do të vlerësohet në rreth 14 miliardë dollarë.



