
Shpresojmë se do të arrijmë diçka, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se mund të ketë zgjidhje diplomatike për konfliktin në Gaza.
“Po e studiojmë Gazën dhe merremi në mënyrë shumë intensive me Gazën. Atje është kaos i vërtetë”, shtoi ai.
Gazeta “Tajms of Izrael” kujton se SHBA e konsideron njohjen e shtetit të Palestinës nga disa aleatë të saj, si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, si “performues”.
“Fokusi ynë mbetet te diplomacia serioze, jo te gjestet performuese. Prioritetet tona janë të qarta – lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin, gjë që është e mundur vetëm pa Hamasin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i cili kërkoi të mbetej anonim, raporton “Tajms of Izrael”.



