Begaj: Shqipëria është në rrugë të mirë për t’i hapur të gjitha kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2025

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj e përshëndeti hapjen e grupit të katërt të kapitujve në kuadër të Konferencës së gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt sot në Bruksel, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shefi i shteti shprehu besimin se me këtë ritëm progresi, hapja e të gjitha kapitujve të negociatave me BE-në do të finalozohet gjatë këtij vitit.
“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme. Me këtë ritëm, Shqipëria është në rrugë të mirë për ta arritur qëllimin e saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”, njoftoi Begaj në Fejsbuk.
Klasteri 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme, përfshin kapitujt 14 (politika e transportit), 15 (energjia), 21 (rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (mjedisi dhe ndryshimet klimatike). Shqipëria, nga tetori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, ka hapur katër klasterë – 1 (themelorë), 2 (tregu i brendshëm), 3 (konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse), dhe 6 (politika e jashtme).
Kjo do të thotë se për vetëm tetë muaj janë hapur 27 kapituj të negociatave. Klasteri i vetëm që do të mbetet i pa hapur është Klasteri 5, e cila merret me burimet, bujqësinë dhe kohezionin, dhe e cila, sipas mediave, duhet të hapet më 2 tetor.



