Ballkan

Edi Rama propozon shkarkimin e Erion Veliajt, në vend të tij Ogerta Manastirliu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS të mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve u ndal të emergjenca e krijuar në bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt. Rama tha se duhet t’i hapet rrugë shkarkimit të Veliajt, ndërsa propozoi që në krye të Tiranës të kalojë Ogerta Manastirliu.

“Jam i vetëdijshëm se kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar ndër shkekuj nga padrejtësitë. Por nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç durimit shtetbërës. Pas 7 muaj Tirana nuk ka asnjë kryetar bahskie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia. Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Është shkelja më e hapur, më flagrante. Tema jonë këtu është që askush s’di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori. Tirana ka punë të mëdha, ditë e natë. Falënderoj kryetaren e komanduar, por sot duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të Veliajt. Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Është forca e qetë e tiranses, e gruas dhe nënës që ka rritur vajza të shkëlqyera, si dhe për të çuar përpara punën tonë transformuese për Tiranën 2030”, tha mes tjerash Rama.Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS të mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve u ndal të emergjenca e krijuar në bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt. Rama tha se duhet t’i hapet rrugë shkarkimit të Veliajt, ndërsa propozoi që në krye të Tiranës të kalojë Ogerta Manastirliu.

Related Articles

Back to top button