Ballkan

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në ishullin Evia, në orët e para të mëngjesit. Epiqendra ishte pranë fshatit Nea Stira, në një thellësi prej rreth 13 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në pjesën më të madhe të ishullit, si dhe në Athinë dhe rajonin e Atikës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët që dolën me nxitim nga banesat.

Sipas raportimeve fillestare, nuk ka dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar, megjithatë ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse po kryejnë verifikime në zonat e prekura. Seizmologët theksojnë se nuk ka arsye për panik, por paralajmërojnë se pasgoditjet janë të mundshme në ditët në vijim.

Related Articles

Back to top button