Uncategorized @sq

Ekonomia e Maqedonisë në trend pozitiv: PBB rritet 3,4% në tremujorin e dytë të 2025-s

Enti Shtetëror i Statistikës i Maqedonisë së Veriut njoftoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje prej 3,4% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar përmirësim të qëndrueshëm të ekonomisë.

Sektoret që shënuan rritjen më të madhe përfshijnë:

  • Ndërtimtaria me 7,3%

  • Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 6,0%

  • Minierat, prodhimi industrial, furnizimi me energji dhe ujë, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet mjedisore me 3,9%

Konsumi i familjeve dhe institucioneve jofitimprurëse u rrit 6,1%, duke zënë 68,5% të strukturës së PBB-së, ndërsa eksportet dhe importet shënuan rritje respektive prej 6,4% dhe 7,3%.

Të dhënat e përshtatura sezonale dhe kalendarike tregojnë se norma reale e rritjes së ekonomisë është 3,2%, duke konfirmuar një trend pozitiv për tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe stabilitetin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button