Rajon

Rama paralajmëron masa për “plazhet e dhunuara”: Ksamil dhe Dhërmiu do të pastrohen nga abuzimet e privatëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka arritur standarde të reja në turizëm, duke përfshirë operatorë turistikë të certifikuar, udhërrëfyes të trajnuar, akomodim të organizuar dhe administrim të rregullt të plazheve. Ai theksoi se gjatë sezonit nuk ka pasur ngjarje të rënda kriminale, ndërsa qendrat shëndetësore për turistët kanë shërbyer mbi 70 mijë vizitorë.

Megjithatë, Rama nënvizoi se ka sfida që duhet adresuar, veçanërisht plazhet e dhunuara, duke marrë shembull Ksamilin dhe Dhërmiun. Ai paralajmëroi se plazhet do të “shërohen” nga abuzimet e privatëve, ku çadrat e vendosura me zhurmë, ndotja dhe çmimet e larta për turistët nuk do të tolerohen më.

“Ksamil është një nga plazhet më të bukura të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë të pushtuar. Dhërmiu nuk ka më nevojë për çadra me muzikë dhe ujërat e zeza në det. Do të ndërhyjmë për ta rregulluar situatën dhe për t’i kthyer standardet e turizmit në nivele të larta”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se qeveria do të marrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e plazheve dhe përmirësimin e eksperiencës turistike, duke garantuar siguri, pastërti dhe shërbim cilësor për të gjithë vizitorët.

Related Articles

Back to top button