LokalXLajme

Video nga përplasja e fuqishme në hyrje të Shkupit mes kamionit dhe makinës që u shkrumbuan

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë vonë në hyrje të Shkupit, pranë lagjes Hipodrom, ku pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture dhe një kamioni, të dyja automjetet u përfshinë nga flakët dhe u shkrumbuan plotësisht.

Si pasojë e aksidentit, një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Për shkak të ndërhyrjes së shërbimeve emergjente dhe hetimeve në vendngjarje, komunikacioni në autostradën Shkup–Kumanovë ka qenë i ndërprerë për disa orë.

Sipas informacioneve nga MPB, aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit “BMW” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.V. (25) nga fshati Bujkovc, është përplasur drejtpërdrejt me një kamion “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga Lj.D. (56) nga fshati Brest, rajoni i Shtipit.

Pas përplasjes së fortë, automjetet janë përfshirë menjëherë nga zjarri, duke shkaktuar skena dramatike. Shoferi i “BMW”-së ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.PortaliX

Related Articles

Back to top button