LokalXLajme

MPB nis hetime pas denoncimit të PortalitX për komandantin Milenkoski

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka nisur hetime lidhur me përdorimin e automjetit zyrtar nga komandanti i Stacionit Policor të Koçanit, Goran Milenkoski.

Rasti u bë publik pas një denoncimi të PortaliX, sipas të cilit më 12 dhjetor Milenkoski u fotografua duke përdorur automjetin zyrtar për të shkuar në një festë private dhe e kishte parkuar përballë restorantit. Nuk bëhej fjalë për ndonjë intervenim policor apo rast urgjent, por për një aktivitet personal.

Sipas informacionit të disponueshëm, automjeti i zyrës i ishte dhënë komandantit për shkak të detyrës së përkohshme në Koçan, për të shmangur shpenzimet e udhëtimit Shkup–Koçan–Shkup. Megjithatë, rregullat e MPB-së kërkojnë që automjeti të kthehet pas ndërrimit në stacionin policor më të afërt sipas vendbanimit dhe jo të përdoret për qëllime private. Parkimi në trotuar përbën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të rregullave të brendshme të MPB-së.

PortaliX i kishte drejtuar MPB-së pyetje konkrete lidhur me këtë rast, duke kërkuar të sqarohen kush ka dhënë urdhër për përdorimin e automjetit, qëllimi i udhëtimit dhe nëse janë konstatuar shkelje.

MPB-ja reagoi duke njoftuar se:

„Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete të nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe për të zbardhur rastin.“

Related Articles

Back to top button