LokalXLajmeXLajme

Bekim Sali në krye të Alternativës, bën thirrje për bashkim

Pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti i kryetarit të Alternativës, drejtimin e partisë e merr Bekim Sali. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Alternativës dhe koalicionit VLEN të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë punën e nisur, duke theksuar se proceset politike kërkojnë energji dhe vullnet të përbashkët.

Sali theksoi se uniteti dhe pjekuria politike do të jenë vendimtare në periudhën në vijim.

Në adresimin e tij, ai falënderoi Zeqirija Ibrahimin për kontributin dhe rolin e tij në parti, duke shtuar se ai mbetet një pikë reference për Alternativën.

“Ky është momenti ynë i përbashkët. Ju ftoj të gjithë të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur që puna të vazhdojë me energji të re. Profesor Zeqirija, ju falënderoj për besimin, përkrahjen dhe miqësinë. Roli juaj nuk përfundon, vetëm ndryshon formë”, tha mes tjerash Sali.

Related Articles

Back to top button