LokalXLajme

Më 13 dhjetor në Shkup protestë për mbështetje të UÇK-së

Në Shkup më 13 dhjetor do të mbahet një protestë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Tubimi do të nisë në orën 13:00 në sheshin “Skenderbeu”.

Lajmin e konfirmoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili theksoi se protesta ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe të shprehë mbështetjen ndaj “çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës”.

“Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin ‘Skenderbeu’”, deklaroi Ahmeti.

Protesta në Shkup vjen pas mobilizimeve të mëdha që tashmë janë organizuar në Prishtinë dhe Tiranë, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kërkuar proces të drejtë dhe për të shprehur solidaritet me ish-drejtuesit e UÇK-së. Tubimet në kryeqytetet e Kosovës dhe Shqipërisë janë shoqëruar me thirrje për drejtësi, ndërsa pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësimet e tyre për trajtimin e ish-luftëtarëve në Gjykatën Speciale.

Related Articles

Back to top button