LokalXLajme

Rotacione të reja në koalicionin “Vlen”: Do të lëvizin edhe Azir Aliu dhe Bashkim Bakiu

Përveç Orhan Murtezanit që pritet të emërohet ambasador i RMV-së në NATO, dhe t’ia lëshojë vendin ministrit për Çështje Evropiane Bekim Sali, në VLEN do të bëhen edhe disa rotacione të tjera.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu do të kalojë në krye të Agjencisë për Komunikime Elektronike, ndërsa postin e tij të ministrit të shëndetësisë do t’ia kalojë Bashkim Bakiut i cili për momentin ushtron postin e drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.

Edhe pse këto emrat nuk janë dorëzuar zyrtarisht në Qeveri, pritet që kjo që është vetëm formalitet të bëhet ditën e hënë.

Në këtë mënyrë, tablloja e plotë e ndryshimeve në VLEN do të duket kështu:

Bekim Sali – Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Integrimet Evropiane

Muhamet Hoxha – Ministër i Ekologjisë

Bashkim Bakiu – Ministër i Shëndetësisë

Azir Aliu – Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike

Orhan Murtezani – ambasador në Bruksel

Related Articles

Back to top button