LokalXLajme

Mexhiti: Lideri i ri i VLEN-it do të zgjidhet mes meje dhe Bilall Kasamit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një paraqitje në një emision në media në gjuhën maqedonase, tha se lideri i ardhshëm i partisë së unifikuar VLEN do të jetë ai ose kryetari i Tetovë Bilall Kasami.

-Është diku këtu. Ai është më shumë faktor në Tetovë, unë jam në Shkup. Këto janë dy qytete të mëdha ku janë të përqendruar shqiptarët dhe për këtë arsye po punojmë për zgjidhje krijuese. Ka më shumë zgjidhje nëpër parti në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania, tha Mexhiti.

Modeli që përmend Mexhiti është model i rotacionit të udhëheqësit apo kryetarit.

Rotacioni i kryetarit përdoret prej dekadash në disa parti dhe aleanca politike në Europë, Skandinavi dhe Amerikën Latine. Kryetari ndryshon në intervale të caktuara (p.sh. çdo 6 muaj, çdo vit), duke i dhënë mundësi disa figurave të drejtojnë në mënyrë të barabartë.

Shembuj ndërkombëtarë:

  • Partitë e të Gjelbërve Evropianë me bashkë-kryetarë dhe rotacion të rregullt
  • Aleancat nordike të partive (Suedi, Norvegji, Finlandë)
  • Koalicione të majta në Amerikën Latine dhe Izrael

Related Articles

Back to top button