LokalXLajme

K-15 për vitin 2025: Rreth 300 euro në sektorin privat dhe 200 euro në administratë

Deri në fund të vitit kalendarik, punëtorëve do t’u paguhen detyrimisht rreth 300 euro ose 18.000 denarë si regres për pushim vjetor.

Shuma minimale ligjore për regresin e pushimit vjetor është e përcaktuar në 40% të pagës mesatare të paguar. Për këtë vit, ajo është 18.141 denarë për sektorin privat, ndërsa për sektorin publik shuma arrin 12.372 denarë.

Sipas ligjit, punëdhënësit deri më 31 dhjetor janë të obliguar të paguajnë K-15, i cili duhet të jetë minimum 40% dhe maksimum 100% e pagës mesatare.

K-15 u takon edhe punonjësve administrativë, por shuma për ta është rreth 100 euro më e ulët se ajo që paguhet në sektorin privat.

Nëse të punësuarit nuk e marrin minimumin ligjor të K-15, ata mund të paraqesin ankesë në Sindikatë ose në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Regresi për pushim vjetor paguhet një herë gjatë vitit kalendarik dhe është i detyrueshëm për punëdhënësit e sektorit privat, për punonjësit që kanë punuar të paktën 6 muaj te i njëjti punëdhënës brenda një viti kalendarik.

Related Articles

Back to top button