LokalXLajme

Blerim Bexheti nën hetim për dokumente të rreme dhe dëm prej 1.7 milion euro në komunën e Sarajit

Ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, është një nga personat kryesorë në kallëzimin penal që Drejtoria e Policisë Financiare ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Ai, së bashku me shtatë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, dyshohet për keqpërdorime serioze në fushën e urbanizmit.

Sipas të dhënave të hetimit, Bexheti dhe personat e tjerë të përfshirë kanë miratuar dokumente ndërtimore të rreme, ndonëse e dinin se për parcelën kadastrale KP 10405/6 në Saraj nuk ekzistonte plan urbanistik i vlefshëm. Megjithatë, janë lëshuar dokumente të rreme si përmbledhje të planit, leje ndërtimi dhe llogaritje financiare për kompensimin e tokës ndërtimore, duke tejkaluar autorizimet ligjore.

Në këtë skemë dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe inxhinieri mbikëqyrës i cili sipas Policisë Financiare ka dorëzuar raport teknik përfundimtar me përmbajtje të pavërtetë.

Me këto veprime, sipas autoriteteve, të dyshuarit i kanë mundësuar kompanisë “Azra Idriz” SHPKN Glumovë – Saraj të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme 108.638.840 denarë (rreth 1.76 milionë euro).

Rasti tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë, e cila do të vendosë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Related Articles

Back to top button