LokalUncategorized @sqXLajme

BDI thërret kryesinë qendrore – kongresi i partisë do të mbahet më 20 dhjetor

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si parti udhëheqëse e koalicionit AKI, ka mbajtur sot një mbledhje të kryesisë qendrore, në të cilën është vendosur që kongresi i partisë të zhvillohet deri më 20 dhjetor. Gjatë mbledhjes është zgjedhur gjithashtu edhe Këshilli Organizativ që do të përgatisë punimet dhe agjendën e kongresit.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, tha pas mbledhjes se në takim është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe për zhvillimet politike në vend. Ai bëri të ditur se brenda partisë ka nisur një analizë e thelluar e procesit zgjedhor dhe e rezultateve të arritura, duke theksuar se për momentin nuk është hapur çështja e dorëheqjeve të funksionarëve partiakë. Sipas tij, BDI po hyn në zgjedhje të brendshme për shkak të skadimit të afateve statutare dhe zhvillimeve politike që kanë ndikuar në shtyrjen e këtij procesi.

“BDI hyn në zgjedhje të brendshme për arsye se edhe afatet kanë skaduar për shkak tl zhvillimeve politike me të cilat është përballur vendi. Megjithatë në BDI do të bëhet dhe ka filluar të bëhet një analizë e thellë e rezultateve zgjedhore”, tha Ademi.

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në komunat e Kërçovës dhe Bërvenicës, Ademi tha se përgjegjësinë për humbjen e kandidatëve shqiptarë në këto komuna duhet ta mbajë koalicioni VLEN, pasi sipas tij, me votat e këtij koalicioni kanë fituar kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

Ademi gjithashtu hodhi poshtë zërat për ndarje apo shpërbërje të koalicionit AKI, duke theksuar se bashkëpunimi mes partive partnere në qeveri mbetet i qëndrueshëm.

Kongresi i BDI-së pritet të shënojë fillimin e një procesi të ri të riorganizimit dhe reflektimit brenda partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale 2025.

Related Articles

Back to top button