LokalXLajme

Shkup: 33-vjeçari kërcënon për vdekje ish të dashurën dhe vëllain e saj!

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë së ish të dashurës së tij, vepër e dënueshme sipas nenit 144 paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, në periudhën nga 5 deri më 30 tetor, i dyshuari me dashje ka kryer disa veprime të ndërlidhura, duke e kërcënuar ish partneren e tij se do t’i rrezikonte jetën.

Përmes mesazheve me shkrim dhe zanore në rrjetet sociale, ai i ka kërcënuar vazhdimisht, duke ushtruar dhunë në familje. Kërcënimet janë shtuar pasi viktima është larguar nga banesa e tij, pasi ishte nën presion të vazhdueshëm dhe fyerje të rënda.

Më 30 tetor, para një klinike ku viktima ishte e shtruar për trajtim, i dyshuari ka filluar të sillet në mënyrë agresive, duke u kërcënuar se do ta vriste vëllain e saj. Ai e ka tërhequr për dore viktimën dhe ka tentuar ta detyrojë të kthehet në banesën e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Related Articles

Back to top button