LokalXLajme

Dy ilaçe kundër mpiksjes së gjakut nga fundi i nëntorit do të mund të merren me recetë në farmaci

Dy ilaçe kundër mpiksjes së gjakut nga fundi i nëntorit do të mund të merren me recetë në farmaci. Këtë e theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. 

Ai pas brifingut me gazetarët deklaroi se bëhet fjalë për dy antikoagulantët Entoksaparin dhe Nadroparin, të cilët deri tani ishin në listën pozitive spitalore dhe për trajtimin në shtëpi qytetarët duhet të përdorin rimbursim.

“Qytetarit tashmë nuk do të duhet të lodhen në sportelet e Fondit për të rimbursuar mjetet për këto lista, do të ketë qasje më të lehtë në medikamente, ndërsa ne do të kemi më pak ngarkesë pune dhe do të mund të përqendrohemi në çështje të tjera”, tha Klekovski.

Related Articles

Back to top button