LokalXLajme

Koçinski: Deri tani nuk janë vërejtur sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mbeturinat e grumbulluara në Shkup

Deri tani nuk janë vërejtur sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mbeturinat e grumbulluara në Shkup, por duhet pasur kujdes sidomos gjatë kësaj periudhe, derisa të pastrohen mbeturinat, ka bërë thirrje doktori Dragan Koçinski, epidemiolog dhe udhëheqës i Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

“Rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht kur dilet për të hedhur mbeturinat. Dorezat mbeten një opsion gjatë hedhjes së mbeturinave. Duart duhet të dezinfektohen dhe mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për këtë qëllim. Nuk duhet krijuar deponi të egra, sepse kështu parandalohet përhapja e sëmundjeve. Sigurisht që këtu është edhe apeli për autoritetet kompetente që mbeturinat të mblidhen me kohë dhe të mos vijmë në situata të tilla”, theksoi Koçinski.

Gjatë periudhës së kaluar në rrugët e Shkupit kishte mbeturina të pambledhura, dhe ai u përgjigj lidhur me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik për mbrojtjen shëndetësore.

Ai nënvizoi se këto rekomandime vlejnë për periudhat kur grumbullohen mbeturinat dhe kur duhet treguar kujdes si për shëndetin personal, ashtu edhe për atë të të tjerëve.

Related Articles

Back to top button