
Aeroportet në Shkup dhe në Beograd, sipas orarit të publikuar dimëror të fluturimeve, pritet të shënojnë rritjen më të fortë në rajon, me më shumë se gjysmë milioni pasagjerë secili, kryesisht për shkak të zgjerimit të linjave të “Viz Er”.
Aeroporti i Shkupit planifikon deri më 28 mars të shërbejë rreth 548 mijë pasagjerë më shumë se vitin e kaluar, ndërsa Aeroporti i Beogradit planifikon të shërbejë 518 mijë. Ndërkohë, në Aeroportin e Ohrit pritet rritje e numrin të pasagjerëve për 24 mijë, publikoi portali i specializuar “Ex-Yu aviation”. Aeroporti i Prishtinës pritet të shërbejë 23.529 pasagjerë më tepër se vitin e kaluar.
Pothuajse të gjitha aeroportet në ish-Jugosllavi po rrisin kapacitetin e tyre në dispozicion krahasuar me vitin e kaluar.

Aeroporti në Zagreb i plotëson tre vendet e para me rritjen më të lartë në rajon, me 176 mijë pasagjerë më shumë se sezonin dimëror 2024/25, ndërsa nxitësi kryesor atje është “Kroatia erlajns”, e cila po zgjeron flotën dhe rrjetin e saj.
Destinacioni më fitimprurës ndërkombëtar drejt të cilit janë synuar operatorët ajrorë rajonalë është Aeroporti i Stambollit, me 473.568 pasagjerë, pas të cilit vijon Cyrihu me 414.502 dhe Sabiha Gokçen i Stambollit me 342.704.



