
Një ndërtesë banimi shtatëkatëshe në qytetin veriperëndimor të Turqisë, Gebze është shembur këtë mëngjes, me ç’rast kanë humbur jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë ndodhen nën rrënoja, të gjithë pesë personat nga e njejta fmailje, deklaroi guvernatori i provincës, Ilhami Aktash.
Derisa agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu njoftoi se shkaku për shembjen nuk dihet, kryetari i Gebzes, Zinur Bujukgoz, deklaroi para gazetarëve se kjo mund të ndërlidhet me punët në kantierin e ndërtimit që ndodhet afër të metrosë.
Gebze, me rreth gjysmë milionë banorë ndodhet në një çarje ku në vitin 1999 ndodhi një tërmet me intensitet prej 7,6 ballë, ku humbën jetën 18.000 njerëz.
Ekspertët një kohë të gjatë paralajmërojnë se moszbatimi i dispozitave ligjore paraqet rrezik në zonat e Turqisë ku tërmetet janë dukuri e shpeshtë.
Pas humbjes së jetëve të dy personave në ndërtesën katërkatëshe në qytetin Konja në janar, gjykohen pronarët e dyqanit në përdhesën e asaj ndërtese, të dyshuar se i kanë shembur shtyllat mbajtëse për ta zgjeruar dyqanin e tyre. Ata pritet të dënohen me 22 vjet burg.



