
Të rreme janë të gjitha alarmet për mjete të vendosura shpërthyese në shkolla në Shkup dhe Kumanovë, kumtoi MPB-ja pas kontrolleve të kryera.
“Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18 ka arritur denoncim se në e-mail adresat në 30 shkolla në Shkup dhe 17 në Kumanovë kanë arritur porosi për gjoja mjete të vendosura shpërthyese në shkolla. Menjëherë pas masave të ndërmarra adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe u konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Pas paraqitjeve për bomba, të dërguara në e-mail, dje të gjitha aktivitetet pasdite në ato shkolla janë ndërprerë, ndërsa fëmijët janë dërguar në shtëpi.



