LokalXLajme

Siljanovska-Davkova në Forumin e Paqes në Paris: Integrimi evropian është dialog, e jo diktat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin e tetë të Paqes në Paris, mbajti një fjalim në sesionin kushtuar të rinjve dhe perspektivës evropiane në Ballkan. Ajo theksoi rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit rajonal dhe bëri thirrje për mirëkuptim dhe dialog, duke theksuar se integrimi evropian nuk mund të jetë diktat, por është dialog.

 “Bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua. Nuk mund të ikim rajonit, është fati ynë, kjo vlen jo vetëm për ne që ende presim të bëhemi kandidatë ose që disa shtete t’i përfundojnë negociatat me BE-në, por edhe për ato që janë tashmë në BE dhe i përkasin rajonit tonë”, deklaroi Siljanovska-Davkova pas përfundimit të sesionit, i cili u moderua nga Mishel Diklo nga “Instituti Montejn”.

Në sesion presidentja foli edhe për situatën e sigurisë në Evropë, për shkak të së cilës, siç tha, nuk duhet të lihemi në një vakum gjeopolitik dhe riafirmoi qëndrimin se zgjerimi i Unionit është një çështje sigurie, e jo vetëm një çështje zgjerimi. 

“Ajo që është e çuditshme që në vitin 2019 u ndryshuan rregullat e lojës në mes të lojës, që nuk është e pazakontë as për ndeshjet sportive dhe as në negociatat politike, sepse u vendos një metodologji e re”, theksoi Siljanovska-Davkova në deklaratë.

Sipas saj, është në interes të stabilitetit rajonal, demokracisë rajonale, por edhe për Bashkimin Evropian që ta shohë në rajon si një sistem enëve të lidhura dhe të ndërmarrin një hap të guximshëm si ai i vitit 2004, gjegjësisht, të tregojë inovacion në krijimin e zgjidhjeve përfundimtare për të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor, si një pjesë e pandashme e Evropës. 

Related Articles

Back to top button