LokalXLajme

Për dy denarë rritet çmimi i dizelit

Çmimi me pakicë i dizelit EURODIEZEL (D-E V) prej mesnate do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,59 për qind krahasuar me vendimin e 27.10.2025.

 Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 70 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë të shitet për 73.5, EUROSUPER BS – 98 për 75.5, dhe vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 67.5 denarë për litër.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 2,434 për qind për benzinën, 4.809 për dizelin, 4.463 për vajin ekstra të lehtë dhe 2,651 për qind për vajin e mazutit. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,1149 për qind.

Related Articles

Back to top button