LokalXLajme

Qeveria e miratoi Propozim buxhetin për vitin 2026, rritje ekonomike prej 3,8 për qind, inflacioni 2,5 për qind

Qeveria sot e miratoi Propozim buxhetin për vitin 2026, me të cilin rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. 

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në konferencë për media në Qeveri njoftoi se të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 413,9 miliardë denarë, përderisa projeksioni për investimet kapitale është në vlerë prej 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro). 

“Projektet kapitale duhet të jenë shtytës kryesor i rritjes ekonomike deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rritje pozitive pritet edhe nga investimet private me tempon edhe më të përshpejtuar duke pasur parasysh interesimin për linjën e favorshme kreditore për kompanitë, si dhe konsumit privat të mbështetur nga rritja e pagave dhe pensioneve”, tha Dimitrieska Koçoska. 

Ajo theksoi se Propozim buxheti për vitin 2026 i përfshin të gjitha politikat kyçe që do të zbatohen në periudhën e ardhshme, me qëllimin e qartë – përshpejtim të rritjes ekonomike, paralelisht me konsolidimin gradual fiskal. 

Politika fiskale për vitin 2026, potencoi, do të jetë e drejtuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë makroekonomike dhe mbështetjen e aktivitetit ekonomik. 

-“Do të vazhdojmë me masat për të zvogëluar ekonominë gri dhe për të rritur mbledhjen e të ardhurave buxhetore. Buxheti do të bazohet në parashikime realiste – të ardhurat do të planifikohen sipas mundësive reale, ndërsa shpenzimet do të drejtohen drejt prioriteteve strategjike. Konsolidimi gradual fiskal dhe menaxhimi i disiplinuar i financave publike do të vazhdojnë, me qëllim efikasitet dhe përgjegjësi më të madhe në shpenzimin e mjeteve  buxhetore. Shpenzimet jo-thelbësore do të zvogëlohen, ndërsa mbështetja për qytetarët dhe ekonominë do të zbatohet sipas kritereve të qarta dhe me monitorim të shtuar”, tha ministrja e Financave.

Related Articles

Back to top button