
Më shumë se 100 lëkundje pasuese janë ndjerë pas tërmetit me fuqi prej 6,1 ballë, që goditi mbrëmë rajonin Balikeshir në Turqi, prej të cilëve më i fuqishmi ishte 4,4 ballë.
Në tërmetin u lënduan 18 persona, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja njoftoi se janë pranuar 504 raportime, përfshirë 25 për dëmtime strukturore.
Sipas kumtesës së Zyres së guvernatorit të Balikeshirit, shkollat sot nuk do të punojnë, ndërsa po ashtu u publikua se gratë shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuara, që punojnë në institucione dhe organizata publike, janë në pushim administrativ, informoi Haberler.
Shkollat u mbyllën edhe në pesë rajone të Manisës.
U paralajmërua që Institucionet arsimore të mbyllen për një ditë në qarqet Akhisar, Soma, Demirxhi, Kirikagaç dhe Gerdes.
Tërmet me fuqi prej 6,1 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rrethinën Sindirgi në Balikeshir në orën 22:48 sipas kohës lokale mbrëmë. Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe në provincat përreth.
Tërmet identik, me fuqi 6,1 ballë sipas shkallës Rihter, goditi të njëjtin rajon më 10 gusht të këtij viti.



