LokalXLajme

KSHZ i shpalli rezultatet përfundimtare për gjithsej 44 komuna, në 33 komuna do të ketë rreth të dytë të votimit, në tre vendvotime për këshilltarë në Shuto Orizarë do të përsëritet votimi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në kuadër të vazhdimit të mbledhjes së 150-të i publikoi rezultatet përfundimtare nga Zgjedhjet Lokale për gjithsej 44 komuna. Në 33 komuna do të ketë rreth të dytë të votimit më 2 nëntor. 

“Njëmbëdhjetë komuna përfshihen në 33 komunat për të cilat të enjten përfunduam rezultatet përfundimtare për zgjedhje për kryetarë të komunave, ku zgjedhjet kanë përfunduar në rrethin e parë. Me publikimin e sotëm të 11 komunave për zgjedhje të kryetarëve të komunave në rrethin e parë dhe 33 të kaluarve nga enjtja e kaluar ku nuk kishte ankesa, gjithsej janë përfunduar 44 komuna ku është kryer zgjedhja e kryetarit të komunës në rrethin e parë të zgjedhjeve. Mbeten edhe 33 komuna të cilat do të shkojnë në rrethin e dytë”, tha kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko. 

Në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të komunave dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit, Kondarko njoftoi se vetëm në Komunën Shuto Orizarë do të përsëritet votimi më 2 nëntor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit. 

Pas votimit të zbatuar më 19 nëntor, ndërsa pas skadimit të afateve ligjore për parashtrimin e padisë në Gjykatën Administrative pas ankesave në procedurë për votim dhe në procedurë për konfirmimin dhe grumbullimin e rezultateve të votimit, KSHZ i publikon rezultatet përfundimtare për komunat në të cilat nuk janë parashtruar padi në Gjykatën Administrative pas ankesave për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Komunave dhe anëtarëve për Këshillin e Qytetit të Shkupit. 

“Mbeti vetëm një komunë me tre vendvotime në të cilat janë anuluar rezultatet nga Gjykata Administrative – në Komunën Shuto Orizarë. Pas simulimit të bërë, është konfirmuar se ka mundësi të ketë ndikim teorik të votuesve të regjistruar në këto tre vendvotime për ndarjen e mandateve në Këshill. KSHZ në bazë të të dhënave, sipas vendimeve të Gjykatës Administrative për anulimin e votimit, vendosi që votimi në këto tre vendvotime në Komunën Shuto Orizarë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të përsëritet më 2 nëntor”, tha Kondarko.

Related Articles

Back to top button