
Nga mesnata e sotme, çmimet e derivateve të naftës do të rriten, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE).
Sipas vendimit të ri, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,88 për qind krahasuar me përllogaritjen e mëparshme.
Çmimet e reja me pakicë janë si vijon:
- EUROSUPER BS – 95: 73,5 denarë për litër
- EUROSUPER BS – 98: 75,5 denarë për litër
- EURODIESEL BS (D-E V): 68 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1): 67,5 denarë për litër
Gjithashtu, rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS për 0,010 denarë për kilogram, dhe tani do të shitet për 36,057 denarë për kilogram.
Nga KRRE bëjnë të ditur se çmimet referente të derivateve të naftës në tregjet botërore, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, kanë shënuar rritje si vijon:
- Benzina: mesatarisht +1,990%
- Dizeli: +4,345%
- Vaji ekstra i lehtë: +3,773%
- Mazuti: +0,554%
Ndërkohë, kursi i denarit ndaj dollarit amerikan është më i ulët për 0,3996% në krahasim me përllogaritjen e mëparshme.



