LokalXLajme

SHBA pret që Hungaria të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit rus

 SHBA-ja pret që Hungaria të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit rus, deklaroi Matju Vitaker, ambasador amerikan në NATO, ndërsa në të njëjtën kohë Uashingtoni i bëri thirrje Budapestit, Sllovakisë dhe Turqisë të zhvillojnë dhe zbatojnë një plan për të ulur varësinë e tyre energjetike nga Rusia. 

Siç shkruan “Ukrainska pravda”, Vitaker theksoi se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojnë Hungarinë të eliminojë varësinë e saj nga energjia ruse, por theksoi se pala hungareze ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret në këtë drejtim. 

“E dini, Hungaria, për dallim nga shumë fqinjë të saj, nuk ka bërë asnjë plan apo nuk ka ndërmarrë ndonjë hap aktiv. Pra do të vazhdojmë të punojmë me ta dhe do të punojmë me fqinjët e tyre si Kroacia dhe vende të tjera që mund t’i ndihmojnë ata të shkëputen nga kjo gjendje”, tha Vitaker. 

Thirrja vjen në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Tramp, pret që Evropa të braktisë plotësisht naftën dhe gazin rus. Administrata e tij kohët e fundit vendosi sanksione ndaj gjigantëve rusë energjetikë, Rosnjeft dhe Lukoill. 

Pas vendosjes së sanksioneve, kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se vendi i tij po punon për të gjetur një mënyrë për të anashkaluar masat amerikane.

Related Articles

Back to top button