
Prej sot ka filluar faza e dytë e shitjes së biletave për Kampionatin botëror 2026, ndërsa për të blerë bileta, tifozët është e nevojshme të regjistrohen në ueb faqen e FIFA-s deri më 31 tetor.
Për dallim nga faza e parë e shitjes së biletave e cila ishte e hapur vetëm për pronarët e kartelave Visa, faza e dytë është e hapur për të gjithë të interesuarit.
Çmimi më i ulët për biletat për ndeshjet e fazës së grupeve pritet të arrijnë deri në 60 dollarë.
Sipas të dhënave të FIFA-s, biletat më të shtrenjta për finalen e cila do të mbahet më 19 korrik në Ist Raterford në afërsi të Nju Jorkut do të kushtojnë më shumë se 6.000 dollarë.
Portali Atletik publikoi se çmimet për ndeshjen hapëse të Kampionatit botëror e cila do të luhet më 11 qershor në stadiumin “Acteka” në Meksiko Siti, sillen prej 370 dollarë deri në 1.825 dollarë.
Çmimet e biletave, gjithashtu varen edhe nga lokacioni, ndërsa agjencia DPA publikoi se ndeshjet e fazës së grupeve në Boston do të jenë më të lira se ndeshjet në Los Anxheles.
Faza e tretë për shitjen e biletave do të fillojë pas 5 dhjetorit, kur është planifikuar të hidhet shorti për grupet e Kampionatit botëror.
Biletat e mbetura do të lëshohen në shitje pak para fillimit të Kampionatit botëror.



