
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i informoi radiodifuzerët se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve të hulumtimit të opinionit publik për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025.
“Në përputhje me Kodin zgjedhor, anketat e opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për rrethin e dytë të votimit, gjegjësisht jo më vonë se ora 24:00 e 27 tetorit të vitit 2025”, theksohet në kumtesën e ASHMAA.
Nga atje potencojnë se rezultatet nga hulumtimet e opinionit publik të kryera në ditën e zgjedhjeve mund të mos publikohen para mbylljes së vendvotimeve.



