LokalXLajme

Arrestohen dy persona nga “Higjiena Komunale”, rrezikuan mjedisin me mbeturina

Prokuroria Publike sot kumtoi se janë arrestuar dhe ndaluar dy persona nga udhëheqësia e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, në lidhje me dyshimet për vepër penale sipas nenit 230 të Kodit Penal. 

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, nënpunësit e policisë po ndërmarrin veprime për të siguruar dëshmi. Janë arrestuar dhe janë ndaluar dy persona nga udhëheqësia e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, në lidhje me dyshimet për Rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, theksojnë nga Prokuroria. 

Mediat pasdite publikuan se midis të arrestuarve është dhe drejtori i NP “Higjiena Komunale” Sabahadin Rustemi. Tani për tani policia dhe prokuroria nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë informacion. 

Hetimi për punën në NP “Higjiena Komunale” filloi pasi që Qyteti i Shkupit një kohë të gjatë nuk i ka mbledhur mbeturinat që çoi në marrjen e masave nga ana e autoriteteve shëndetësore.

Related Articles

Back to top button