LokalXLajme

Mickoski i nervozuar me Haqim Ramadanin, paralajmëron se do të ketë pasoja në Strugë, Dibër e Tetovë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Haqim Ramadani, kandidati për kryetar në Bërvenicë nga partia e Izet Mexhitit, ka bërë gabim të madh dhe egoist me thirrjet për votim të shqiptarëve në komunat ku si kundërkandidat kanë një maqedonas për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, veprimet dhe fjalët e Ramadanit do të ndikojnë në mbështetjen që pritej për VLEN-in në Strugë, Dibër e Tetovë. Madje Mickoski shkoi edhe më larg duke cilësuar fjalorin e Ramadanit si diçka që nuk është parë në historinë e afërt të Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut.

“Me keqardhje dëgjova gjithçka që kundërkandidati i Jovica-s deklaroi në një gjendje të ekzaltuar. Nuk e di nëse ishte një moment i veçantë për të, por mendoj se bëri një gabim të madh. Bëri gabim të madh para së gjithash për kandidatët e të njëjtit koalicion për të cilin garon. Imagjinoni çfarë do të ndodhë tani në Strugë, në Dibër dhe në disa komuna të tjera. Një veprim kaq egoist nga një politikan, në historinë e re të Maqedonisë, nuk është parë deri tani. Të hyjë në garë duke menduar vetëm për veten dhe interesin e tij të ngushtë, ndërsa i injoron të gjithë të tjerët që po ashtu luftojnë në raundin e dytë për mandatin e kryetarit të komunës, është me të vërtetë për të ardhur keq.”, deklaroi Mickoski.

E për përkrahjen në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kërçovën, Mickoski tha se nga VLEN kanë deklaruar se nuk do të ketë përkrahje për Fatmir Deharin, që poashtu ishte arsye për përplasjet e ditëve të fundit në distancë mes kryeministrit dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami i cili kishte thënë se do ta mbështesin Deharin si kandidat shqiptar në Kërçovë.

Related Articles

Back to top button