
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, deklaroi se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.
“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, tha ai në fillim të prezantimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Në mungesë të Kuvendit të këtyre muajve, kanë mbetur 33 agjenci pa mbikëqyrje. Ngjashëm pa qeveri, është një ditë humbje për zhvillimi, qytetarin dhe shtetin. Nëse nuk votohet qeveria e re, do të zgjatet qeveria në detyrë. Sot nuk jemi këtu për të ndarë pushtet, ndonëse kemi pasur oferta të sinqerta për partitë. Ftoj secilin deputet që të votojë jo për interes partiak, por për interes publik dhe shtetëror”, shtoi Kurti.
Ai ka shtuar se në mungesë të Kuvendit të këtyre muajve, kanë mbetur 33 agjenci pa mbikëqyrje.
“Ngjashëm pa qeveri, është një ditë humbje për zhvillimi, qytetarin dhe shtetin. Nëse nuk votohet qeveria e re, do të zgjatet qeveria në detyrë. Sot nuk jemi këtu për të ndarë pushtet, ndonëse kemi pasur oferta të sinqerta për partitë”, tha Kurti.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim institucional dhe ka theksuar rëndësinë e formimit të qeverisë për stabilitetin e vendit dhe funksionimin e institucioneve.
“Ftoj secilin deputet që të votojë jo për interes partiak, por për interes publik dhe shtetëror”,u shpreh Kurti.
Kurti ka numëruar edhe ato që ka thënë se do të jenë pesë vendimet e para, po që se merr besimin e deputetëve.
“Miratimi i projektligjit të buxhetit 2026, vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro që prek 200 mijë pensionist, vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë me 50 për qind, vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe miratimi i ndryshmit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët”, ka thënë ai.



