LokalUncategorized @sqXLajme

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së

Të tronditur, por jo të habitur, dëgjuam sërish Ali Ahmetin duke shpërthyer me fjalor banal, ofendues e të padenjë për një njeri që dikur pretendonte të përfaqësonte shqiptarët, thonë nga VLEN në një reagim me shkrim.

“Nga “zagarët” e deri te “Gazimestani”, ky fjalor i turpshëm është dëshmia më e qartë e humbjes së kontrollit, e panikut dhe e përfundimit politik të një njeriu që për 20 vjet e trajtoi popullin e vet si pronë private. Ahmeti sot nuk flet më si lider politik, por si dikush që po fundoset në gjuhën e vet të urrejtjes. Kur një njeri që ka udhëhequr për dy dekada e quan popullin e vet “Gazimestan” dhe i ofendon me “700 mijë nana”, atëherë çdo shqiptar e kupton se ky njeri nuk përfaqëson më askënd, përveç vetes dhe rrethit të tij të privilegjuar. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si ata që votuan për VLEN, ashtu edhe ata që votuan për AKI, nuk janë “Gazimestan”, por janë komb krenar, që të dielën e kaluar, më 19 tetor, dëshmoi pjekuri të lartë demokratike dhe foli me vendosmëri për ndryshim”, shkruan në reagimin e VLEN.

Related Articles

Back to top button