
Pas denoncimit të PortaliX për kaosin që po shkaktohej në bulevardin “Brigada Maqedono – Kosovare” në Shkup, në afërsit të Universitetit Ballkanik, mëngjesi i sotëm e ka gjetur trotuarin në këtë rrugë të rrethuar për këmbësorë dhe biçikleta.
Ndryshe nga një periudhë e gjatë më parë kur dhjetëra makina parkoheshin përreth gardhit të fakultetit, tani trotuari është tërësisht i lirë dhe makinat lëvizin vetëm përgjatë rrugës kryesore.
Rrethimin e ka bërë policia e cila paralajmëroi portalin tonë se do të ndërmarrë masa urgjente që të mos rrezikohet jeta e këmbësorëve, sidomos fëmijëve.
Kujtojmë se ditë më parë një prind i shqetësuar i shkroi PortaliX me fotografi ku dukeshin fëmijë që lëvizin në rrugë kryesore, duke rrezikuar jetët e tyre. Kjo pasi nuk kishin se nga të shkonin për shkak të makinave të parkuara në trotuar.
Prindi madje kishte protestuar me dy fëmijët e tij në rrugë por nuk ishin marrë masa.PortaliX



