LokalXLajme

Brukseli pas zgjedhjeve lokale: Proces konkurrues, të përmirësohen standardet zgjedhore

Bashkimi Evropian ka dërguar sinjalin e parë politik pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut. Nga Brukseli vlerësojnë se procesi ka qenë konkurrues dhe se liritë themelore janë respektuar në përgjithësi, por theksojnë se vendi duhet të punojë për përmirësimin e standardeve zgjedhore.

Zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, në një deklaratë për MIA, tha se BE ka marrë shënim vërejtjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të udhëhequr nga ODIHR-i.

“Procesi zgjedhor ishte konkurrues dhe zgjedhësit patën mundësinë të zgjedhin mes alternativave të vërteta politike, por disa mangësi procedurale mbeten shqetësuese”, theksoi Mercier.

Sipas tij, Brukseli inkurajon autoritetet që të adresojnë rekomandimet e ODIHR-it, përfshirë dhe ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, për të garantuar standarde më të larta demokratike në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button