
Pas sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse të naftës “Lukoil” dhe “Rosneft”, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare u rritën sot mbi 65 dollarë për fuçi.
Në bursën e Londrës, çmimi i një fuçie nafte u rrit me 2,7 dollarë krahasuar me një ditë më parë dhe u tregtua me 65,29 dollarë.
Ndërsa në bursat amerikane, çmimi i një fuçie nafte arriti në 61,26 dollarë, që paraqet një rritje prej 2,76 dollarësh në krahasim me ditën e djeshme.



