
Banorët e komunës së Çashkës kanë nisur protestën e paralajmëruar para selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup, duke kërkuar mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së tyre, pas një fitoreje historike të kryetarit të parë shqiptar në këtë komunë.
Ata shprehen të shqetësuar për vendimin e institucioneve zgjedhore për kontestimin e rezultatit në këtë komunë, vendim që sipas tyre është politik dhe synon të ndryshojë vullnetin e banorëve të shprehur më 19 tetor.
Organizatorët theksojnë se protesta është paqësore dhe qytetare, por me një mesazh të fuqishëm: asnjë votë të mos shpërfillet dhe asnjë proces të mos maksimizohet në dëm të demokracisë lokale.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur votën tonë dhe për t’i treguar institucioneve se qytetari nuk është thjesht numër. Çashka e ka thënë fjalën e saj dhe ajo duhet të respektohet”, kanë thënë protestuesit gjatë fillimit të protestës.
Protesten e përcjellë live PortaliX ku mund të shihni gjithçka rreth ndodhive në KSHZ dhe kësaj komune në kohë reale.PortaliX.



