
Gjatë natës midis 25 dhe 26 tetorit 2025 në Maqedoninë e Veriut bëhet kalimi në kohën dimërore. Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat do të kthehen një orë pas, përkatësisht në 02:00.
Kjo nënkupton se këtë fundjavë do të kemi një orë më shumë gjumë, ndërsa nata do të nisë të bie më herët.
Pse ndryshimi ndodh më herët këtë vit?
Ora dimërore gjithmonë fillon fundjavën e fundit të tetorit, por data ndryshon çdo vit sipas rënies së kalendarit, prandaj këtë vit përkon pak më herët se zakonisht.
A do të vazhdojë ky sistem?
Edhe pse në Bashkimin Evropian po diskutohet prej vitesh për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, vendim final ende nuk ka, ndaj edhe vendet e rajonit vijojnë me të njëjtën praktikë.
Kujtojmë që pajisjet elektronike zakonisht përditësohen automatikisht, ndërsa orët mekanike duhet rregulluar manualisht.



