LokalXLajme

Veturat e parkuara para IBU-së, rrezikojnë fëmijët

Një dukuri e rrezikshme është duke ndodhur kohës së fundit në bulevardin “Brigada Maqedono – Kosovare” në Shkup.

Si pasojë e veturave të parkuara në trotuarin para Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik – IBU, këmbësorët dhe ngasësit e biçikletave nuk kanë hapësirë nga të qarkullojnë, andaj janë të detyruar të lëvizin rrugës kryesore.

Krahas që kjo rrugë është ndër më të frekuentuarat në Çair, nuk ka shteg të veçantë për biçikleta, dhe kjo po shqetëson prindërit.

Njëri nga ata ka kontaktuar PortalX dhe ka kërkuar që të reagojnë institucionet sa nuk ka ndodhur ndonjë aksident apo edhe tragjedi.

“Këto janë pamjet e fëmijëve të mi duke tejkalur veturat qe ishin te parkuara ne trotuaret. Unë si prind u tmerrova dhe vendosa që të shkoj e të ankohem në Dekanatin e IBU-së, por nuk mora asnjë përgjigje, por vetëm arsyetim. Kam lajmëruar edhe Policinë, e cila nuk iu përgjigj fare kërkesës sime. Vazhdova me thirrjen për herë të 9, për 3 orë rresht dhe vendosa të protestoj me fëmijët e mi me biçikleta duke e bllokuar rrugën, por për fat të keq nuk u përgjigj asnjë nga institucionet përkatëse. Unë u desh të largohem nga vendi shkaku i lodhjes se fëmijëve, por nuk do te ndalem se kërkuari zgjedhje nga lirimi i trotuareve të cilat na rrezikojnë jetën çdo ditë”, tha Bujar Rama për PortalX.

Ai ka ndarë edhe dëshminë nga thirrjet pa përgjigje nga Policia.

Është mësuar gjithashtu se veturat parkohen në trotuar, sepse parkingu i Kampusit të IBU-s është bërë me pagesë dhe kjo po kundërshtohet nga studentët.

PortalX kontaktoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe IBU-në, por nga atje pa përgjigje.

Related Articles

Back to top button