
Mbi 10 persona mbrëmë dhe sot në mëngjes janë dërguar në policinë e Prilepit për rastin me Spitalin e përgjithshëm në Prilep, ku policia financiare kontrolloi punën e këtij institucioni. Gjatë ditës, të arrestuarit duhet të nxirren para Gjykatës në Prilep.
Drejtoria për polici financiare dje veproi sipas urdhrave dhe udhëzimeve të Prokurorisë themelore publike nga Prilepi. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime lidhur me procedurën për akuzat kundër disa personave për keqpërdorime gjatë punës në spitalin e Prilepit.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, nga prilli i këtij viti, është vepruar rreth procedurës parahetimore për shkak të dyshimeve për vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, ndërkaq lidhur me punën financiare të spitalit. Veprime ndërmori Drejtoria për Polici Financiare dhe atëherë ishte kryer bastisje në tetë lokacione në Prilep.
Së shpejti pas largimit nga funksioni, vitin e kaluar, 2024, drejtori i tanishëm i Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit “Borka Taleski”, Kire Jonoski, disa herë në konferencë për shtyp deklaroi se janë vërejtur parregullsi në punën financiare të Spitalit dhe se spitalin e kishte trashëguar me borxh prej pothuajse 193 milionë denarëve.
Gjatë ditës priten informata për rastin nga Prokuroria themelore publike në Prilep.



