
Ministria e Punëve të Brendshme, të pyetur nga PortalX për dukurinë e rrezikshme në bulevardin “Brigada Maqedono – Kosovare”, ka bërë të ditur se do të ndërmerren masa përkatëse.
“Ju njoftojmë se SPB Shkup do të ndërmarrë masa përkatëse dhe aktivitete në lokalitetin të cilin e keni përmendur”, thanë nga MPB-ja.
Nga ana tjetër, një prind ka kontaktuar PortalX duke u ankuar sepse po rrezikohen çdo ditë fëmijët e tij, pasi duke ngasur biçikleta detyrohen të lëvizin rrugës kryesore, sepse trotuaret në këtë rrugë tejet të frekuentuar, janë të bllokuara nga veturat e studentëve të IBU-së.