
Prokuroria e Prilepit kërkoi paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për 15-të të cilët janë arrestuar për rastin me spitalin e përgjithshëm të Prilepit.
“Prokuroria Themelore Publike e Prilepit në Gjykatën e Prilepit për rastin me spitalin e përgjithshëm në Prilep dorëzoi propozime për paraburgimin e gjashtë personave, për 15-të masa kujdesi dhe për gjashtë deri në shtatë persona juridikë (nga Prilepi, Manastiri, Shkupi), propozim për shqiptimin e ndalesës për pjesëmarrje në procedurat për prokurime publike”, thotë Jasmina Shishkovska kryetare e Gjykatës Themelore në Prilep.
Pritet në Gjykatën e Prilepit të dorëzohen personat e arrestuar për rastin me punën financiare të Spitalit të Prilepit.
Më shumë se 10 persona mbrëmë dhe në mëngjes janë arrestuar nga policia e Prilepit për rastin me spitalin e përgjithshëm në Prilep në të cilën policia financiare ka kryer bastisje për punën e këtij institucioni. Gjatë ditës të arrestuarit duhet të dërgohen në Gjykatën e Prilepit.
Drejtoria e Policisë Financiare dje veproi me urdhër dhe udhëzime të Prokurorisë Themelore Publike nga Prilepi. Gjatë ditës së djeshme janë ndërmarrë veprime në lidhje me procedurën për akuzat kundër disa individëve për keqpërdorime në punën e spitalit të Prilepit.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, që nga prilli i këtij viti, është duke u zhvilluar një procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” që lidhet me operacionet financiare të spitalit. Drejtoria e Policisë Financiare ndërmori veprime dhe më pas bastisi tetë lokacione në Prilep.
Menjëherë pas marrjes së detyrës, vitin e kaluar 2024, drejtori aktual i Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit “Borka Taleski”, Kire Jonoski, deklaroi disa herë në një konferencë për shtyp se janë vërejtur parregullsi në operacionet financiare të Spitalit dhe se ai e ka trashëguar spitalin me një borxh prej gati 193 milionë denarësh.