
Nën drejtimin e një prokurori nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar (PPThNKO) dhe Korrupsionit, njësitë e MPB-së po kryejnë kontrolle në disa lokacione në Shkup.
“Bëhet fjalë për persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale Fajde dhe Pastrim parash. Më shumë detaje do t’i ndajmë me opinionin pasi të përfundojë aksioni”, thuhet në njoftimin e PPThNKO.