LokalXLajme

Aksion ekologjik për gjelbërimin e oborrit të Spitalit në Kozle

Aksion ekologjik për gjelbërimin e oborrit të Spitalit për sëmundje të mushkërive – Kozle do të realizohet sot nga Lidhja – Këshilli nacional për barazi gjinore.

Aksioni, siç ceket në kumtesën e organizuesit, ka për qëllim të kontribuojë në rregullimin dhe zbukurimin e hapësirës përreth spitalit, si dhe ta ngritë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe kujdesit të përbashkët për sipërfaqet publike.

Në aktivitet, shtohet në kumtesë, do të marrin pjesë anëtare dhe vullnetarë të Lidhjes, përfaqësues nga organizatat partnere dhe qytetarë të cilët dëshirojnë ta japin kontributin e tyre për një shoqëri më të shëndoshë dhe më të gjelbër.

Related Articles

Back to top button