
Shkupi është mbushur me mbeturina.
Dhe pas kësaj situate, Qeveria ka sjell një vendim.
Urdhërohet mbikëqyrje mbi punën e “Higjienës komunale” – Shkup.
“Ju njoftoj se sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj mënyrës së mbledhjes dhe transportit të mbeturinave në territorin e Qytetit të Shkupit, për shkak të gjendjes alarmante të krijuar ditëve të fundit.
Gjithashtu, Qeveria ka urdhëruar që të bëhet kontroll i detajuar mbi punën e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, për shkak të mosmbledhjes së rregullt të mbeturinave, e cila po rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve.
Shumë shpejt do të ndërmarrim aksion të plotë për pastrimin e qytetit, sepse qytetarët e Shkupit meritojnë pastërti, dinjitet dhe një administratë që punon për ta”, shkruan zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.