
Autoritetet serbe e kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike Manastir, përmes Zyrës së kthimit të pronës në Prokurorinë publike të RMV-së, për bllokimin e pronës – 10 automjete transportuese dhe rimorkio të blera në vitin 2025 për një person juridik me seli në Beograd, për të cilën është vërtetuar se ka ndërlidhje pronësore me një person të dyshuar për keqpërdorim të TEC Manastir kundër të cili është ngritur hetim më 9 tetor .
Nga organet serbe është kërkuar t’ia ndalojnë personit juridik nga Beogradi, drejtuesit të tij ose ndonjë personi tjetër në emër të tyre t’i tjetërsojë, ngarkojë ose të disponojë me automjetet motorike, për të cilat ekziston dyshimi se janë blerë dhe paraqesin përfitim të ndërmjetësuar pronësor nga veprat penale për të cilat është hapur hetim, njoftoi Prokuroria publike.
Në mënyrë plotësuese, nga autoritetet serbe është kërkuar që të sigurohet dhe të hapet një llogari, për të cilin është vërtetuar se i dyshuari e posedon në një bankë serbe me qëllim që të kontrollohet përmbajtja e tij.
Kërkesat e parashtruara janë pranuar dhe prokuroria serbe ka lëshuar urdhër për ngrirje të pronës së theksuar.